
Blefaroplastika për Meshkuj | Rimodelimi i Qepallave
Blefaroplastika për meshkuj ose rimodelimi i qepallave është një trajtim kirurgjikal që trajton lëkurën e varur të syve për ti dhënë fytyrës një pamje më të freskët dhe më të re.
Spitali ynë garanton konfidencialitet të plotë për të gjitha informacionet e kontaktit.

Rëndësia e Zonës së Syve në Estetikën Mashkullore
Te meshkujt, sytë luajnë një rol kyç në mënyrën si perceptohen energjia, vitaliteti dhe vetëbesimi. Qepallat e varura apo qeset nën sy shpesh krijojnë përshtypjen e lodhjes apo plakjes së parakohshme, edhe kur një burrë është në moshë të re.
Ndryshe nga gratë, të cilat shpesh kërkojnë konture më të buta të qepallave, blefaroplastika për meshkuj synon përmirësime të lehta duke ruajtur format e theksuara dhe të strukturuara që përcjellin forcë dhe energji mashkullore. Për shumë meshkuj, pamja e syve të lodhur apo të plakur ndikon drejtpërdrejt si në vetëbesim, ashtu edhe në mënyrën si perceptohen në ambientet profesionale.
Kur një burrë fillon të shmangë kamerat, ndien siklet në dalje apo ka ndjesinë se fytyra e tij nuk pasqyron më si ndihet vërtet nga brenda, këto gjëra fillojnë ta lodhin. Ngadalë, ndikojnë në mënyrën si e sheh veten dhe si reagon përballë të tjerëve — duke e bërë më të vështirë të ndihet i sigurt, i qetë dhe ti pëlqej pamja e tij.
Blefaroplasika u jep meshkujve një mundësi për të rregulluar atë që shpesh i bën të duken të lodhur, të mërzitur apo më të vjetër nga sa janë realisht.
- Hiqet lëkura e varur dhe fryrjet nën sy që e rëndojnë pamjen
- Formë e definuar e qepallave pa ndryshuar tiparet mashkullore
- Përmirësim i ndjeshëm i vetëbesimit
- Fytyra duket më e kthjellët dhe më energjike
- Rezultatet duken natyrale dhe zgjasin me vite
- Ajo ndjesia e sikletit në foto apo në shoqëri, zhduket

Para dhe Pas Turizmit Mjekësor në Shqipëri
Blefaroplastika për Meshkuj në Shqipëri me Çmime të Arsyeshme – Kurseni deri në 70%
Male blepharoplasty in Albania costs €1,400 for the upper eyelids, €1,600 for the lower eyelids and €2,200 for a full upper-and-lower eyelid surgery at Family Beauty (surgery only). With hotel and private transfers the all-inclusive packages cost €1,600, €1,800 and €2,600.
| Procedura | Vetëm ndërhyrja kirurgjikale | Paketë gjithëpërfshirëse (hotel + transferta) | Qëndrimi në Tiranë |
|---|---|---|---|
| Upper blepharoplasty (upper eyelids) | €1,400 | €1,600 | 3 days (day-hospital surgery + 2 nights hotel) |
| Lower blepharoplasty (lower eyelids / eye bags) | €1,600 | €1,800 | 3 days (day-hospital surgery + 2 nights hotel) |
| Full blepharoplasty (upper + lower eyelids) | €2,200 | €2,600 | 3 days (day-hospital surgery + 2 nights hotel) |
What the price includes
- Surgeon’s fee, anaesthesia and operating theatre in our accredited hospital in Tirana
- Pre-operative tests and your hospital stay
- Cold compresses, eye ointment and post-operative medication
- Post-operative check-ups during your stay and online follow-up after you return home
- Koordinator i pacientit në gjuhën angleze dhe italiane, i disponueshëm 24/7
- All-inclusive package only: hotel accommodation and private taxi transfers airport – hotel – hospital
Length of stay: eyelid surgery is performed in day hospital, followed by 2 nights in the hotel, 3 days in Tirana. Bruising is usually discreet after 7–10 days, and stitches can be removed at home with our instructions.
In Italy or the UK male eyelid surgery costs €3,000–7,000. At Family Beauty you save 55–65% and the all-inclusive price already covers accommodation and transfers.
Prices updated October 2026 and valid for international patients. Every case is different, so send us your photos for a free online consultation and you will receive a personalised written quote within 24 hours, with no hidden costs.

Markat me të cilat bashkëpunojmë

Na kontaktoni nëpërmjet WhatsApp-it
Na kontaktoni
Na tregoni se për cilën procedurë estetike jeni të interesuar. Na dërgoni foto ose historikun mjekësor, nëse i keni—kjo na ndihmon t’ju hartojmë planin më të mirë.
Kirurgu ynë shqyrton rastin tuaj
Ekipi ynë mjekësor i certifikuar do të shqyrtojë kërkesën tuaj dhe do të caktojë një konsultë falas online për t'ju shpjeguar trajtimin, kohëzgjatjen dhe çmimet.
Udhëtoni në Shqipëri | Ne kujdesemi për gjithçka
Ne organizojmë qëndrimin tuaj nga fillimi deri në fund—duke përfshirë pritjen në aeroport, akomodimin në hotel dhe vizitën në klinikën tonë private në Tiranë.
Trajtimi & Transformimi
In just a few days, your transformation begins. Whether it’s a facelift, breast surgery, or rhinoplasty, your safety and results are our top priority.
Vlerësime për kirurgjinë plastike në Shqipëri: Family Beauty

A Është Blefaroplastika Për Meshkuj Trajtimi I Duhur Për Ju?
Nëse qepallat tuaja duken të rënda, të varura, ose keni qese nën sy që nuk përmirësohen pavarësisht gjumit apo kujdesit, atëherë mund të jeni një kandidat i mirë për blefaroplastikën. Kjo ndërhyrje është zgjedhja e duhur për meshkuj që nuk nidhen mirë me pamjen e syve të tyre.
Kandidatët idealë zakonisht janë:
- Meshkuj që duken gjithmonë të lodhur, për shkak të pamjes së syve
- Ata që kanë probleme me shikimin për shkak të varjes së qepallave
- Personave që nuk arrijnë të përmirësojnë zonën poshtë syve me metoda të zakonshme
- Meshkujve të shëndetshëm, pa probleme serioze mjekësore
- Kujtdo që ka pritshmëri të qarta dhe reale mbi rezultatin e ndërhyrjes
Edhe pse zakonisht realizohet në të 40-at ose 50-at, blefaroplastika mund të jetë e dobishme edhe në moshë më të re, sidomos kur problemet janë të trashëguara.
Tek Family Beauty, çdo pacient trajtohet individualisht. Ne shqyrtojmë me kujdes nevojat, strukturën e fytyrës dhe qëllimet tuaja për të përcaktuar nëse duhet ndërhyrje në qepallën e sipërme, të poshtme apo të dyja — gjithmonë me fokus në rezultate natyrale me pamjen tuaj.
Procedura e Blefaroplastikës për Meshkuj: Hap Pas Hapi
Faza 1: Konsulta dhe Planifikimi Kirurgjikal
Në Family Beauty, gjithçka nis me një konsultë të detajuar dhe personale. Gjatë këtij takimi, mjekët tanë vlerësojnë me kujdes formën e qepallave, elasticitetin e lëkurës, shpërndarjen e yndyrës dhe tonin e muskujve përreth syve. Ne dëgjojmë me vëmendje çdo shqetësim apo dëshirë që keni, për të siguruar që ajo që kërkoni është e realizueshme dhe në përputhje me rezultatet që mund të arrihen me siguri.
Për të krijuar një pritshmëri sa më reale, mund të përdorim analiza fotografike dhe imazhe dixhitale për të simuluar rezultatin e mundshëm. Çdo plan kirurgjikal përshtatet në mënyrë individuale me strukturën e fytyrës tuaj, duke ruajtur tiparet mashkullore.
Faza 2: Vendosja e Prerjeve
Ditën e ndërhyrjes, prerjet bëhen me saktësi në rrudhat natyrale të qepallës së sipërme ose menjëherë poshtë vijës së qerpikëve në qepallën e poshtme. Këto zona të fshehta lejojnë hyrjen në indet e nevojshme, duke siguruar që shenjat pas shërimit të jenë pothuajse të padukshme.
Në blefaroplastikën e qepallës së sipërme, prerja ndjek vijën natyrale të palosjes së kapakut. Ndërsa për qepallën e poshtme, përdoren dy metoda në varësi të sasisë së yndyrës dhe lëkurës së tepërt: qasja transkutane (poshtë vijës së qerpikëve) ose ajo transkonjuktivale (brenda vetë qepallës).
Faza 3: Heqja dhe formësimi i indeve
Pasi bëhet hapja, kirurgët tanë heqin ose ripozicionojnë me kujdes yndyrën, muskujt dhe lëkurën e tepërt. Çdo veprim bëhet me precizion për të arritur një balancë të natyrshme — duke eliminuar fryrjet dhe rënien, pa humbur vëllimin e nevojshëm.
Ndryshe nga blefaroplastika tek femrat, tek meshkujt theksi vendoset në ruajtjen e formave të forta dhe të definuara të qepallave, në përputhje me vetullat dhe nofullën më të theksuar. Rezultati është një pamje më e mprehtë dhe më e re rreth syve, që ruan tiparet mashkullore dhe duket plotësisht natyrale.
Faza 4: Mbyllja e prerjeve dhe masat mbrojtëse
Pasi arrihet forma e dëshiruar, prerjet mbyllen me qepje shumë të holla, të cilat ndihmojnë në eliminimin e shenjave. Mund të vendoset një fashë e lehtë mbrojtëse për të reduktuar enjtjen dhe për të mbështetur pozicionin e ri të qepallave gjatë ditëve të para të rikuperimit.
Faza 5: Anestezia dhe faza pas Operacionit
Blefaroplastika për meshkuj zakonisht kryhet me anestezi lokale. E gjithë procedura zgjat mesatarisht 1 deri në 2 orë. Shumica e pacientëve largohen të njëjtën ditë dhe vazhdojnë shërimin në shtëpi apo në akomodime pranë klinikës.
Procesi i Rikuperimit pas Blefaroplastikës për Meshkuj
Rikuperimi pas blefaroplastikës për meshkuj është zakonisht i lehtë, dhe shumica e pacientëve rikthehen shpejt në aktivitetet e përditshme.
Gjatë ditëve të para mund të ndjeni pak ënjtje, mavijosje dhe ndjesi tërheqjeje rreth syve — këto janë efekte të përkohshme dhe të pritshme pas ndërhyrjes. Kompresat e ftohta dhe gjumi me kokën në një pozicion të ngritur ndihmojnë në zbutjen e këtyre simptomave. Nëse ndjeni dhimbje ato janë të lehta dhe menaxhohen lehtësisht me qetësues të zakonshëm.
Brenda javës së parë, qepjet hiqen dhe shumë pacientë ndihen gati për t’u kthyer në punë apo p në aktivitete të lehta shoqërore. Gjatë javëve në vijim, ënjtja vazhdon të ulet, dhe rezultatet bëhen më të dukshme.
Pas rreth tre muajsh, ënjtja zhduket plotësisht dhe rezultati duket qartë. Sy më të hapur, pamje më e re dhe natyrale — pa asnjë shenjë që të tregojë se është bërë ndërhyrje. Një ndryshim i thjeshtë, por i ndjeshëm, që ruan tiparet mashkullore dhe nuk bie në sy.
Diferenca midis Blefaroplastikës për Femra dhe për Meshkuj
Blefaroplastika për femra dhe për meshkuj ndryshon në qasjen estetike, edhe pse teknika është e njëjtë. Te femrat, fokusi është tek një pamje më e butë dhe më e hapur, ndërsa te meshkujt ruhet struktura e fortë dhe tiparet mashkullore.
Kirurgët shmangin heqjen e tepërt të yndyrës te meshkujt për të mos krijuar zbrazëti nën sy dhe përqendrohen në formësim të lehtë që përmirëson pamjen pa e ndryshuar tiparet e fytyrës.
Edhe vendndodhja e prerjeve përshtatet me lëkurën më të trashë dhe vetullat më të drejta që kanë zakonisht meshkujt. Në fund, rezultati është natyral, i rafinuar dhe në harmoni me tiparet mashkullore, pa dhënë përshtypjen e një ndërhyrjeje të dukshme.
| Veçori | Blefaroplastikë për meshkuj | Blefaroplastikë për femra |
| Qëllimi estetik | Ruajtja e formave më të definuara të qepallës | Krijimi i një forme të butë, rinore dhe të rrumbullakosur të qepallës |
| Heqja e yndyrës | Heqje e kujdesshme për të shmangur zbrazëtinë nën sy | Mund të përfshijë heqjen e më shumë yndyre për të ulur fryrjen dhe fryrjen |
| Vendosja e prerjes | Brenda vijave natyrale, duke ruajtur tiparet mashkullore | Brenda rrudhave natyrale të syve |
| Tërheqja e lëkurës | Minimale, sa për të ruajtur fortësinë dhe strukturën | Mund të përfshijë më shumë për të zbutur rrudhat dhe lëkurën e varur |
| Forma përfundimtare e syve | Ruajtja e linjave horizontale dhe pamjes më të mprehtë | Zakonisht sytë duken më të tërhequr dhe qepallat më të rrumbullakosura |
| Pozicioni i vetullave | Zakonisht mbetet i drejtë dhe më i ulët | Mund të shoqërohet me vetulla më të ngritura për tipare më femërore |
| Qëllimet e pacientëve | Të duken më të kthjellët, më energjikë dhe më mashkullorë | Të duken më të reja dhe më femërore |
| Fokusi i kirurgut | Ruajtja e simetrisë dhe përmasave të natyrshme | Arritja e një pamje më të definuar, simetrike dhe të hijshme |
Përgatitja për Blefaroplastikën në Shqipëri
Përgatitja e duhur ndihmon që ndërhyrja dhe rikuperimi të kalojnë sa më lehtë. Javët para operacionit, do të merrni udhëzime të detajuara nga ekipi ynë.
Rekomandohet të ndaloni duhanin disa javë para operacionit, pasi ai ndikon negativisht në qarkullimin e gjakut dhe procesin e shërimit. Gjithashtu, mund të kërkohet ndalimi i barnave që hollojnë gjakun ose i disa suplementeve, gjithmonë me udhëzimin e mjekut, për të ulur rrezikun e mavijosjeve.
Hidratimi i mirë, ushqyerja e shëndetshme dhe një gjendje e përgjithshme e mirë fizike ndihmojnë në një rikuperim më të shpejtë dhe të sigurt.
Family Beauty ofron mbështetje të plotë për pacientët ndërkombëtarë — duke përfshirë organizimin e udhëtimit, prenotimin e hotelit, transportin nga aeroporti dhe çdo akomodim që mund të nevojitet gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri.
Udhëtimi drejt Shqipërisë për Blefaroplastikën
Turizmi mjekësor në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke tërhequr pacientë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë. Tek Family Beauty, kujdesemi që përvoja juaj të jetë sa më e lehtë dhe pa stres.
Most patients plan to stay in Albania for only 3 days (day-hospital surgery plus 2 hotel nights), allowing sufficient time for surgery, initial healing, and early post-operative evaluations. Our multilingual staff ensures clear communication throughout every stage of care, from your first inquiry to your safe return home.
Me përkujdesje dhe mbështetje të plotë, blefaroplastika për meshkuj është jo vetëm efektive, por edhe komode.
Duke zgjedhur këtë ndërhyrje, do të përfitoni:
- Kirurgë të kualifikuar me eksperiencë ndërkombëtare
- Teknologji moderne dhe salla operimi të standardeve të larta
- Shërbim të plotë që përfshin konsultat, akomodimin dhe kujdesin pas operacionit
- Plane trajtimi të përshtatura posaçërisht për meshkujt
Kombinimi mes kujdesit profesional dhe kostove të arsyeshme e bën Shqipërinë një zgjedhje ideale për meshkujt që duan të përmirësojnë pamjen e tyre.
Pse të Zgjidhni Family Beauty për Blefaroplastikën për Meshkuj
Ekspertizë e Specializuar në Procedura Estetike për Meshkuj
Tek Family Beauty e dimë që blefaroplastika për meshkuj ka nevoja të ndryshme nga ajo për femra. Për këtë arsye, përdorim teknika që përmirësojnë pamjen pa zbutur tiparet mashkullore, duke ruajtur formën e fytyrës.
Trajtime të Personalizuara
Çdo pacient ka karakteristikat dhe pritshmëritë e veta. Ne krijojmë plane trajtimi të përshtatura posaçërisht, duke u bazuar në anatomisë suaj dhe synimet personale, për të ofruar rezultatet e duhura.
Privatësi e Plotë
Shumë meshkuj që zgjedhin ndërhyrje estetike e vlerësojnë privatësinë. Ne sigurojmë konfidencialitet të plotë në çdo hap të procesit — nga konsultat deri te rikuperimi — duke e bërë përvojën tuaj tërësisht profesionale dhe të besueshme.
Çmime të Qarta dhe Pa Kosto të Fshehura
Tek Family Beauty, transparenca financiare është e garantuar. Do të merrni informacion të qartë për çdo shërbim, nga konsultat e para deri te kujdesi pas operacionit, pa tarifa shtesë apo surpriza të padëshiruara.
Mbështetje e Plotë për Pacientët Ndërkombëtarë
Ne kujdesemi për çdo detaj të udhëtimit tuaj — nga konsultat online, prenotimi i hotelit dhe transporti, deri te ndjekja pas operacionit.
Na kontaktoni sot!
Nëse ndiheni gati të bëni një ndryshim në pamjen tuaj dhe të trajtoni shqetësimet rreth syve, blefaroplastika për meshkuj tek Family Beauty është zgjedhja e duhur për ju. Na kontaktoni sot për të mësuar më shumë rreth kësaj procedure dhe për të planifikuar konsultën tuaj private.
Na kontaktoni për një ofertë falas dhe planin tuaj të personalizuar të trajtimit estetik!
Filloni transformimin tuaj sot—dërgoni të dhënat tuaja për një KONSULTË ONLINE FALAS me ekipin tonë të ekspertëve.



Pyetje të shpeshta
Male blepharoplasty at Family Beauty costs €1,400 for the upper eyelids, €1,600 for the lower eyelids or €2,200 for both (surgery only). All-inclusive packages with 2 hotel nights and transfers cost €1,600, €1,800 and €2,600. The stay is 3 days.
Procedura zgjat zakonisht nga 1 deri në 2 orë, në varësi nëse bëhet vetëm në qepallën e sipërme, të poshtme, apo në të dyja. Zakonisht kryhet me anestezi lokale dhe nuk është e nevojshme të qëndroni në klinikë.
Jo. Shumica e meshkujve përjetojnë pak ose aspak dhimbje gjatë dhe pas ndërhyrjes. Anestezia lokale siguron rehati gjatë operacionit, ndërsa çdo shqetësim i lehtë pas tij kontrollohet lehtësisht me qetësues të zakonshëm.
Enjtja dhe mavijosjet fillestare zakonisht ulen brenda 7 deri në 14 ditë. Shumica e pacientëve kthehen në punë brenda një jave. Rezultatet përfundimtare bëhen të dukshme pas 2 deri në 3 muaj.
Po. Tek Family Beauty fokusohemi në ruajtjen e formës mashkullore të syve. Qëllimi është një përmirësim i lehtë dhe natyral, pa e tepruar.
Rezultatet janë afatgjata — zakonisht për 10 vjet ose më shumë. Edhe pse plakja vazhdon natyrshëm, shumica e meshkujve përfitojnë nga eliminimi i lëkurës së tepërt dhe fryrjeve për shumë vite.
Po. Kur kryhet nga kirurgë të specializuar në ambiente të licencuara, blefaroplastika për meshkuj është një ndërhyrje shumë e sigurt, me rrezik minimal. Tek Family Beauty, siguria e pacientit është prioriteti ynë kryesor.
Prerjet vendosen me kujdes në rrudhat natyrale të qepallave ose në pjesën e brendshme të kapakut të poshtëm. Me kalimin e kohës, shenjat zbuten dhe bëhen pothuajse të padukshme, edhe nga afër.
Po, në rastet kur lëkura e tepërt e qepallës së sipërme pengon fushën e shikimit, blefaroplastika mund të ndihmojë ndjeshëm në përmirësimin e shikimit anësor.
Kirurgjia e Trupit për Meshkuj
Procedurat tona të rimodelimit të trupit për meshkuj janë krijuar për të theksuar tiparet mashkullore, për të eliminuar dhjamin dhe për të formuar një fizik më të fortë. Nga kirurgjia për gjinekomasti deri te ndërhyrjet abdominale, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara që përputhen me objektivat tuaja.




























